Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 188, datë 07.07.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË DHE KONTABILITET ME PROFILE: FINANCË DHE BANKË; KONTABILITET DHE AUDITIM”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I T

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 188, datë 07.07.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,  MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË DHE KONTABILITET ME PROFILE: FINANCË DHE BANKË; KONTABILITET DHE AUDITIM”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË", TIRANË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak, të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë dhe kontabilitet me profile: Financë dhe bankë; Kontabilitet dhe auditim”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë
h)      Gjuha e studimeve: Anglisht
i)       Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j)       Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë
k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Financë dhe kontabilitet me profile: Financë dhe bankë; Kontabilitet dhe auditim”, i përmbush pjesërisht standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos që ky program studimi të hapet vetëm pasi të plotësojë mangësitë si më poshtë:
a.      Të plotësojë në përmbajtje të pothuajse të numrit më të madh të komponentëve për një program Master i Shkencave në Financë dhe Kontabilitet në dy profilet përkatëse.
b.      Të përmbushë misionin dhe objektivat e programit Master i Shkencave në Financë Kontabilitet në dy profilet përkatëse.
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save