Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 182 datë 08.06.2011 - Universiteti “Eqerem Çabej”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 182 datë 08.06.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (Bsc) në:
1. HISTORI DHE GJUHË ITALIANE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Bachelor në “Histori dhe Gjuhë Italiane” të kërkuar nga Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Histori dhe Gjuhë Italiane”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Histori dhe Gjuhë Italiane të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Zj. Anila Hoda; Z.Emil Lamani; Z. Vladimir Nika dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save