Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 180, datë 07.07.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

VENDIM
Nr. 180, datë 07.07.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Biznesi”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 176, datë 26.04.2012

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 Vite/ 3 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 90 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master Profesionalnë “Administrim Biznesi”, i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që brenda 6 muajve të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të merren masa që mbulimi i ngarkesës mësimore nga stafi akademik efektiv të jetë të paktën deri në masën 70% të saj.

b.      Të pasurohet biblioteka me publikime shkencore dhe literaturë në funksion të programit të studimit.

3.      Institucionit i rekomandohet riorganizimi i programit të studimit në përputhje me Ligjin 80/2015 “Për arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL” në mënyrë që të jetë funksional.

4.      Me paraqitjen e plotësimit të kushteve nga Institucioni, njw përfaqësie Këshillit të Akreditimit do të organizojë një vizitë në Institucion për verifikimin e plotësimit të kushteve si më lart.

5.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi”, me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

6.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe rekomandimit si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save