Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 177, datë 07.07.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “DIZAJN”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

VENDIM
Nr. 177, datë 07.07.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “DIZAJN”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Dizajn”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 199, datë 16.05.2012

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Privat Albanian University

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

1.      Programi i studimit Bachelor në “Dizajn”, i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që brenda 6 muajve të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të sigurojë që titullarët e lëndëve të jenë në masën më të madhe personel akademik efektiv dhe të zotërojnësë paku gradën shkencore “Doktor”.

b.      Biblioteka të ketë izolimin e nevojshëm për zhvillimin e studimit në hapësirat e saj.

3.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit Bachelor në “Dizajn”, me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

4.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save