Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 176, datë 07.07.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE DHE KOMUNIKACIONI”, TË UNIVERSITETIT EPOKA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

VENDIM
Nr. 176, datë 07.07.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE DHE KOMUNIKACIONI”, TË UNIVERSITETIT EPOKA

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikacioni”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 269, datë 28.06.2012

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Epoka

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikacioni” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytësi dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv, me rekomandimin e mëposhtëm:

a.       Institucioni të sigurojë kushtet të nevojshme dhe mbështetje financiare të dedikuar për zhvillimin e aktiviteteve të kërkimit shkencor në funksion të realizimit të programit të studimit

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikacioni” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save