Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 17 datë 19.06.2009 - SHLUP "Justiniani I"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 17 datë 19.06.2009

Për akreditimin e Fakultetit të Drejtësisë dhe të Programeve të Studimit që përfundojnë me Jurist (Diplomë e sistemit të vjetër 4-vjeçar) dhe Diplomë e Nivelit të Parë në Drejtësi, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Justiniani I”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin institucional të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Programeve të Studimit Jurist (Diplomë e sistemit të vjetër 4- vjeçar) dhe Diplomë e Nivelit të Parë në Drejtësi të Shkollës së Lartë Universitare Private “Justiniani I”, të kryer në periudhën Janar – Qershor 2009, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit si dhe raportimin e Ekspertëve të Jashtëm, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv për Fakultetin e Drejtësisë dhe dy Programet e Studimit: Jurist (Diplomë e Sistemit të Vjetër 4 – Vjeçar) dhe Diplomë e Nivelit të Parë në Drejtësi (3 vjet) pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Fakultetit të Drejtësisë pranë Shkollës së Lartë Universitare Private “JUSTINIANI I”
Akreditimin e Programit të Studimit Jurist (Diplomë 4-vjeçare, e Nivelit të Parë)
Akreditimin e Programit të Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë (3 vjet) në Drejtësi
dhe i rekomandon Fakultetit të Drejtësisë të Shkollës së Lartë Universitare Private “JUSTINIANI I”, për vitin e ardhshëm akademik 2009-2010, të bëjë përmirësimet e mëposhtëme:
1. Drejtuesit e shkollës të planifikojmë rritje të fondit për pasurimin e bibliotekës.
2. Të monitorohet zbatimi i procesit të Bolonjës me qëllim që të përmirësohet dhe të arrihen objektivat e tij.
3. Të ndahen qartë kompetencat mes organeve drejtuese sipas kërkesave të ligjit “Për Arsimin e Lartë në RSH”.
4. Kompetencat e organeve drejtuese kolegjiale të synojnë rritjen e rolit të Këshillit Shkencor dhe përcaktimin e saktë të kompetencave mes dekanit dhe rektorit.
5. Këshilli Shkencor i Fakultetit të Drejtësisë Justiniani I të zgjidhet nga personeli akademik dhe të përbëhet nga persona me tituj dhe grada ku të këtë përfaqësim nga administrata dhe studentët. Të përgatitet rregullorja e Këshillit të Fakultetit.
6. Të përmirësohet shkalla e kualifikimit të personelit akademik dhe rritja në mënyrë të qëndrueshme e personelit të brendshëm.
7. Raporti studentë/pedagog të rregullohet përmes rritjes së numrit të pedagogëve që do të angazhohen në mësimdhënie.
8. Nga drejtuesit të rishikohet mënyra e pranimit të studentëve duke përcaktuar kritere përzgjedhjeje që të mundësojnë rritjen e cilësisë së arsimimit në këtë fakultet. Fakulteti JUSTNIANI I të gjejë një mënyrë të re për të kthyer prurjet e larta të kandidatëve që e karakterizuan në 3 vitet e para të funksionimit në kushtet e reja të tregut duke saktësuar kriteret e hyrjes për një përzgjedhje më cilësore të studentëve.
9. Të rishikohet shpërndarja më e mirë e orëve sipas krediteve bazuar në ECTS. 10. Çdo departament dhe në nivel njësie të hartojë planin e punës shkencore deri edhe planin individual të çdo pedagogu.
11. Të institucionalizohen marrëdhëniet e njësisë me institucionet e tjera shtetërore për bashkëpunim në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor.
12. Të përgatitet rregullorja e funksionit të njësisë së vlerësimit të brendshëm dhe të trajnohet grupi, i përbërë nga persona që nuk janë drejtues, për vlerësimin periodik të cilësisë.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save