Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 167, datë 16.05.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 167, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN  E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 251, datë02.06.2011

d)     Institucioni që e ofron:Universiteti Privat Albanian University

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Shoqërore

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

1.      Programi i studimit Bachelornë “Mësuesi për Arsimin Fillor”i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Në planin mësimor për disa lëndë të karakterit të edukimit figuratv, shkencave të natyrës, metodologjive/didaktikave të ndryshme, informatikës, etj duhet të përfshihen edhe aktivitete të tjera formuese (veç leksioneve dhe seminareve) si veprimtari praktike / laboratorike / vrojtuese të specifikuara sipas fushës / tematikës duke shfrytëzuar mundësinë e Institucionit për të ndryshuar kurrikulën deri në 20%.

b.      Të ngrihen laboratore të tjerë në funksion të programit të studimit dhe në brendësi të godinës si: laboratori i muzikës, laboratori i biologjisë dhe kimisë, laboratori i punës së dorës, etj.

c.       Të pasurohet fondi i bibliotekës vecanërisht në fushën e arsimin fillor.

d.      Të ekuilibrohet sasia e krediteve/orëve mësimore të parashikuara për t`u realizuar në auditor dhe jashtë auditorit.

e.       Të krijohet qëndra e kërkimit në nivel fakulteti.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

4.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save