Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 163, datë 16.05.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 163, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Farmaci”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 650, datë 14.09.2011

d)     Institucioni që e ofron:Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 Vite/ 10 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 300 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Farmaci” të akreditohet vetëm brezi i studentëve që përfundojnë studimet në vitin akademik 2015 – 2016. Në vijim, Institucioni nuk duhet të pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi.

2.      Përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017 Institucioni për studentët që janë në vazhdim të programit të integruar të studimit Master i Shkencave në “Farmaci”, të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të ndërtohen ambiente specifiketë nevojshme për realizimin e punëve laboratorike veçanërisht për lëndët farmaceutike.

b.      Të rishikohet e përmirësohet kurrikula e programit të studimit nëpërputhje të plotë me aktet ligjore e nënligjore.

c.       Të rishikohet stafi akademik i përfshirë në këtë program studimi duke rekrutuar staf të brendshëm të kualifikuar me gradë shkencore/ tituj akademikdhe në përputhje me fushën e lendeve kryesisht të lëndëve të formimit të thelluar dhe profesional farmaceutik. Në këtë kuadër Institucioni duhet të hartojë dhe një plan afat shkurtër për kualifikimin e stafit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.

d.      Të saktësohet dokumentacioni i ruajtjes së të dhënave të studentëve dhe tëplotësohet dokumentacioni mbi transferimet e studentëve.

e.       Aktet rregullatorë të këtij programi studimi të rishikohen në përputhje me parashikimet e Statutit të Institucionit.

Me paraqitjen e plotësimit të kushteve nga Institucioni ekspertë të fushës me përfaqësues të Këshillit të Akreditimit do të organizojë një tjetër vizitë në Institucion për verifikimin e plotësimit të kushteve si më lart.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save