Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 16, datë 30.01.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATURË NË “INXHINIERI MEKANIKE DHE NAVALE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

VENDIM
Nr. 16, datë 30.01.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATURË NË “INXHINIERI MEKANIKE DHE NAVALE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Doktoraturë në “Inxhinieri Mekanike dhe Navale”
b)      Cikli i studimit: Cikli i Tretë
c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Teknike
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 4 vite
f)       Kredite (ECTS): 60 ECTS(viti i parë i studimeve të thelluara)
g)      Forma e studimi: me kohë plotë
h)      Gjuha e studimeve: Shqip
i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 5 – 15 studentë në vit akademik
k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI:

Programi i studimit Doktoraturë në “Inxhinieri Mekanike dhe Navale”,nuk përmbush disa nga standardet shtetërore që lidhen me: stafin e mjaftueshëm akademik dhe me shkallën e kualifikimit të tij, raportin udhëheqës/student si dhe infrastrukturën mbështetëse për realizimin e programeve të studimit.
Për këto arsye KA jep vlerësimet përfundimtare si më poshtë:
1.      Për programin e studimit Doktoraturë në “Inxhinieri Mekanike dhe Navale”, KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që ky program të mos hapet.

Keshilli i Akreditimit
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save