Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 159, datë 16.05.2016 PËR AKREDITIMINE PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “FINANCË”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 159, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMINE PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “FINANCË”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm, dokumentacionin mbështetës dhe pas vizitës në Institucion të një përfaqësie të Këshillit të Akreditimit shoqëruar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të MinistraveNr.650, datë 14.09.2011

d)     Institucioni që e ofron:Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

1.      Të rekomandojë që programii studimit Bachelor në “Financë”,të akreditohet vetëm për brezine studentëve që  kanë përfunduar studimet brenda vitit akademik 2015 – 2016.

2.      Institucioni përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017, për studentët që janë në vazhdim të programit të studimit Bachelor në “Financë”, të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të plotësohen dhe rakordohen të dhënat për studentët midis atyre nëregjistratpërkatëse të sekretarisë mësimore, regjistrave të kurseve të studimit dhe ato të dosjeve individuale tëstudentëve. 

b.      Rishikimin e përbërjes së stafit akademik duke rekrutuar staf të brendshëm të kualifikuar me gradë shkencore/ tituj akademik.

c.       Të rishikohet statusi dhe funksionimi konkret i strukturave si NJSBC dhe Zyra e Karrierës dhe të rishikohen rregullat e funksionimi të tyre.

d.      Tëpërmirësohet dhe detajohet informacioni i publikuar mbi programin e studimit në faqen e internetit të Institucionit.

e.       Të aktivizohet Qendra e Kërkimit dhe të vihen në dispozicion fonde dhe burime financiare për zhvillimin e punës kërkimore shkencore të stafit akademik dhe kualifikimin e tij.

f.       Të përmirësohet dhe pasurohet biblioteka me literaturë ndihmëse në gjuhë të huaj dhe literaturë bazëdhe tërealizohen abonime nëbibliotekaelektronike.

g.      Të realizohen marrëveshje me biznese lokal (duke i dokumentuar) për krijimin e mundësisë së praktikave profesionale dhe/apo të punësimit të studentëve pas diplomimit.

h.      Të rishikohetdokumenti mbi strategjinë e zhvillimit të Institucionit lidhur me vendin që zë dhe sa përputhet ky program studimi me këtë strategji.

Me paraqitjen e plotësimit të kushteve nga Institucioni ekspertë të fushës me përfaqësues të Këshillit të Akreditimit do të organizojë një tjetër vizitë në Institucion për verifikimin e plotësimit të kushteve si më lart.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon gjithashtu Ministrit të Arsimit dhe Sportit që Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë, të mos pranojë e regjistrojëstudentë të rinj në këtë program studimi, deri në përmbushjen e kushteve si më lart.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save