Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 154, datë 31.03.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “INFERMIERI KIRURGJIKALE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 154, datë 31.03.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “INFERMIERI KIRURGJIKALE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Infermieri kirurgjikale”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 479, datë 10.10.2012
d)      Institucioni që e ofron: Universiteti Privat Albanian University
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 Vite/ 3 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 90 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master Profesional në “Infermieri kirurgjikale” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:
a.       Plotësimi me tekste bazë.
b.      Planifikimi dhe realizimi i kërkimit shkencor të mirëfilltë në fushën e infermierisë kirurgjikale.
c.      Mbështetje për kualifikimin dhe karrierën akademike të stafit akademik.
d.      Rritja e shkallës së përthithjes së fondeve përmes projekteve, si brenda dhe jashtë vendit.
e.       Shtimi i ambienteve për stafin akademik të brendshëm.
f.        Ngritja e një sistemi funksional deri në nivelin e departamentit të sigurimit të brendshëm të cilësisë.

3.      Mbështetur në sa më lart, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në “Infermieri kirurgjikale” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

4.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save