Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 149, datë 31.03.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË DHE MENAXHIM RISKU”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 149, datë 31.03.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË DHE MENAXHIM RISKU”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Financë dhe Menaxhim Risku"
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 308, datë 27.07.2012
d)      Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 Vite/ 3 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 90 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë Institucioni
j)    Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI


1.      Programi i studimit Master Profesional në “Financë dhe Menaxhim Risku” i “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë.

2.      Institucionit i rekomandohet riorganizimi i programit të studimit në përputhje me Ligjin 80-2015 “Për arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL” në mënyrë që të jetë funksional.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në “Financë dhe Menaxhim Risku” me elementët e mësipërm, të akreditohet si i tillë vetëm për studentët që kanë filluar studimet deri në vitet akademike 2012-2013 dhe 2013-2014.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save