Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 143, datë 31.03.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI SHKOLLORE DHE EDUKIMI”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JO PUBLIKE "WISDOM UNIVERSITY"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 143, datë 31.03.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI SHKOLLORE DHE EDUKIMI”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JO PUBLIKE "WISDOM UNIVERSITY"
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak, të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji shkollore dhe edukimi”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare, Jo Publike “Wisdom University”
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë
h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:


1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Psikologji shkollore dhe edukimi”, i përmbush standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2.      Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Psikologji shkollore dhe edukimi” me elementët e mësipërm të hapet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save