Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 142, datë 18.02.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STUDIME EUROPIANE” ME PROFIL: “POLITIKA EVROPIANE DHE ADMINISTRIM PUBLIK”, TË ShLUJ “UNIVERSIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 142, datë 18.02.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STUDIME EUROPIANE” ME PROFIL: “POLITIKA EVROPIANE DHE ADMINISTRIM PUBLIK”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Master i Shkencave në “Studime Europiane” me profil: “Politika Evropiane dhe Administrim Publik”, të ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”.

VENDOSI


1.      ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet e vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 347, datë 17.09.2015, për programin e studimit Master i Shkencave në “Studime Europiane” me profil: “Politika Evropiane dhe Administrim Publik”.
2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për programin e studimit Master i Shkencave në “Studime Europiane” me profil: “Politika Evropiane dhe Administrim Publik”, të ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 347, datë 17.09.2015.
3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Studime Europiane” me profil: Politika Evropiane dhe Administrim Publik”, i ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save