Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 14, datë 30.01.2015

VENDIM
Nr. 14, datë 30.01.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATURË NË “EKONOMIKS”, DOKTORATURË NË “FINANCË”, DOKTORATURË NË “MENAXHIM”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programeve të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit:
1.      Doktoraturë në “Ekonomiks”
2.      Doktoraturë në “Financë”
3.      Doktoraturë në “Menaxhim”
b)      Cikli i studimit: Cikli i Tretë
c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 4 vite
f)       Kredite (ECTS): 60 ECTS (viti i parë i studimeve të thelluara)
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë
h)      Gjuha e studimeve: Shqip
i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 5 – 15 studentë
k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI:

Programet e studimit Doktoraturë në “Ekonomiks”, Doktoraturë në “Financë” dhe Doktoraturë në “Menaxhim”, nuk përmbushin disa nga standardet shtetërore që lidhen me: stafin e mjaftueshëm akademik dhe me shkallën e kualifikimit të tij, raportin udhëheqës/student si dhe infrastrukturën mbështetëse për realizimin e programeve të studimit.

Për këto arsye KA jep vlerësimet përfundimtare si më poshtë:

1.      Për programin e studimit Doktoraturë në “Ekonomiks”, KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që ky program të mos hapet.
2.      Për programin e studimit Doktoraturë në “Financë”, KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që ky program të mos hapet.
3.      Për programin e studimit Doktoraturë në “Menaxhim”, KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që ky program të mos hapet.
Këshilli i Akreditimit
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save