Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 14 datë 15.05.2009 - Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 14 datë 15.05.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Diplomë: DOKTORATURË në :
“TEKNOLOGJITË E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT”
“BUJQËSIA DHE MJEDISI” me drejtime: a.Shkencat Agronomike; b.Shkencat e Prodhimit Shtazor; c.Shkencat e Hortikulturës; d.Shkencat Mjedisore; e.Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve
“EKONOMI DHE ABROBIZNES” me drejtime: a.Drejtim Agrobiznesi; b.Ekonomi Dhe Politikë Agrare; c.Financë – Kontabilitet
“SHKENCAT DHE BIOTEKNOLOGJIA USHQIMORE”
“SHKENCAT PYJORE” me drejtime: a.Qeverisja e Qëndrueshme e Burimeve Pyjore dhe Kullusore; b.Teknologjia e Drurit
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë (Dr) në Dr. në “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit”, të kërkuar nga Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Dr. në. në “Bujqësia dhe Mjedisi” me drejtime: 1. Shkencat Agronomike, 2. Shkencat e Prodhimit Shtazor, 3. Shkencat e Hortikulturës, 4. Shkencat Mjedisore, 5. Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve, të kërkuar nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Dr. në “Ekonomi dhe Agrobiznes” me drejtime: 1. Drejtim Agrobiznesi, 2. Ekonomi dhe Politikë Agrare, 3. Financë – Kontabilitet, të kërkuar nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Dr. në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”, Dr. në “Shkencat Pyjore” me drejtime: 1. Qeverisja e Qëndrueshme e Burimeve Pyjore dhe Kullusore, 2. Teknologjia e Drurit, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Pyjore, Universiteti Bujqësor i Kamzës, bazuar në Raportet e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimin që të ulet ngarkesa në auditor për pjesën e formimit teorik.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Bujqësia dhe Mjedisi” me drejtime: 1. Shkencat Agronomike, 2. Shkencat e Prodhimit Shtazor, 3. Shkencat e Hortikulturës, 4. Shkencat Mjedisore, 5. Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të rishihet emërtimi i disa moduleve që ofrohen edhe në nivele më të ulta.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Ekonomi dhe Agrobiznes” me drejtime: 1. Drejtim Agrobiznesi, 2. Ekonomi dhe Politikë Agrare, 3. Financë – Kontabilitet, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të rishihet emërtimi i disa moduleve që ofrohen në nivele më të ulta.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të rishihet emërtimi i disa moduleve që ofrohen në nivele më të ulta.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkencat Pyjore” me drejtime: 1. Qeverisja e Qëndrueshme e Burimeve Pyjore dhe Kullusore, 2. Teknologjia e Drurit, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të rishihet emërtimi i disa moduleve që ofrohen në nivele më të ulta.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit”, të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Bujqësia dhe Mjedisi” me drejtime: 1. Shkencat Agronomike, 2. Shkencat e Prodhimit Shtazor, 3. Shkencat e Hortikulturës, 4. Shkencat Mjedisore, 5. Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve”, të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Ekonomi dhe Agrobiznes” me drejtime: 1. Drejtim Agrobiznesi, 2. Ekonomi dhe Politikë Agrare, 3. Financë – Kontabilitet, të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”, të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në Doktoraturë në “Shkencat Pyjore” me drejtime: 1. Qeverisja e Qëndrueshme e Burimeve Pyjore dhe Kullusore, 2. Teknologjia e Drurit, të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save