Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.138, datë 18.02.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM SHËNDETËSOR”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr.138, datë 18.02.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM SHËNDETËSOR”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit, me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim shëndetësor”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shëndetit Publik
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1-2 vite / 4 - 6 semestra
f)       Kredite (ECTS): 60 ECTS
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë / me kohë të pjesshme
h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Master Profesional në “Menaxhim shëndetësor”, i përmbush pjesërisht standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv me kushtin që programi i studimit të realizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, për disiplinat me natyrë ekonomike.
3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit të hapet vetëm pas plotësimit të kushtit të mësipërm.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save