Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 131 datë 21.12.2010 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 131 datë 21.12.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë në:
STUDIME EUROPIANE, me drejtime:

  • Legjislacioni dhe Institucionet Europiane
  • Politika dhe Qeverisja në Europë
  • Diplomacia dhe Marrëdhëniet ndërkombëtare të BE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Doktoraturë në:
“Studime Europiane” me tre drejtime, të kërkuar nga Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e
vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të
Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore
të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Studime Europiane”
me tre drejtime, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Programi i Studimit: Doktor në “Studime Europiane”, me tre drejtime:

  •  Legjislacioni dhe Institucionet Europiane
  •  Politika dhe Qeverisja në Europë
  •  Diplomacia dhe Marrëdhëniet ndërkombëtare të BE

të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Emil Lamani dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save