Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 126, datë 18.02.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT SPECIALIZUES AFATGJATË TË CIKLIT TË TRETË NË “STOMATOLOGJI ME DY PROFILE “KIRURGJI ORALE” DHE “ORTODONTI””, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 126, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT SPECIALIZUES AFATGJATË TË CIKLIT TË TRETË NË “STOMATOLOGJI ME DY PROFILE “KIRURGJI ORALE” DHE “ORTODONTI””, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Studime specializuese afatgjatë në “Stomatologji, me dy profile: “Kirurgji orale” dhe “Ortodonti”
b)      Cikli i studimit: Cikli i tretë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 299, datë 22.07.2013
d)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Dentare
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite / 6 semestra
g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë Institucioni
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI

1.      Programi i studimit, Studime specializuese afatgjatë në “Stomatologji, me dy profile: “Kirurgji orale” dhe “Ortodonti” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e këtij lloj programi studimi të ciklit të tretë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Studime specializuese afatgjatë në “Stomatologji, me dy profile: “Kirurgji orale” dhe “Ortodonti” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save