Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 123, datë 18.02.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI" ME PROFILE: SIPËRMARRJE DHE INOVACION; PASURITË E PALUAJTSHME; MARKETING DHE STRATEGJI”, MIDISUNIVERSITE

VENDIM
Nr. 123, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI" ME PROFILE: SIPËRMARRJE DHE INOVACION; PASURITË E PALUAJTSHME; MARKETING DHE STRATEGJI”, MIDISUNIVERSITETIT“POLIS” DHE IPAG BUSINESS SCHOOL, PARIS, FRANCË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në "Administrim Biznesi" me profile: Sipërmarrje dhe inovacion; Pasuritë e paluajtshme; Marketing dhe strategji.
b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 336, datë 16.08.2013*
d)     Institucioni që e ofron:Universiteti “Polis” dhe IPAG Business School, Paris, Francë
e)      Fakulteti përgjegjësi Universitetit “Polis”: Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 90 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të zgjatur
i)        Statusi i diplomës: Diplomë e përbashkët me IPAG Business School, Paris, Francë
j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI
1.      Programi i përbashkët i studimit,Master Profesionalnë "Administrim Biznesi" me profile: Sipërmarrje dhe inovacion; Pasuritë e paluajtshme; Marketing dhe strategji”” iofruar midis Universitetit “Polis” dhe IPAG Business School, Paris, Francë, ipërmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit tëciklit tëdytë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv. 

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në "Administrim Biznesi" me profile: Sipërmarrje dhe inovacion; Pasuritë e paluajtshme; Marketing dhe strategji””me elementët e mësipërm, të akreditohet.

4.      Universiteti “Polis”, për programin e studimit, Master Profesional në "Administrim Biznesi" me profile: Sipërmarrje dhe inovacion; Pasuritë e paluajtshme; Marketing dhe strategji””, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA                              Kryetar                                    
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save