Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 122/1, datë 31.03.2016 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, TË UNIVERSITETIT “POLIS””

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 122/1, datë 31.03.2016
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT “PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, TË UNIVERSITETIT “POLIS””


Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 122, datë 18.02.2016 për “Akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, të Universitetit “Polis””, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 58, datë 22.02.2016 dhe dorëzuar në datën 22.02.2016, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit të ciklit të parë Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, të Universitetit “Polis””, të akreditohet.



Këshilli i Akreditimit i rekomandon Universitetit “Polis”, për programin e studimit, Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.


Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 22.02.2016 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.

Mbështetur në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit
VENDOSI:

1.      Të shpall Vendimin e tij Nr. 122, datë 18.02.2016 për “Akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, të Universitetit “Polis””.
2.      Vendimi Nr. 122, datë 18.02.2016 i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Universitetin “Polis.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save