Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 121, datë 18.02.2016 PËR AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE I INTEGRUAR NË “PLANIFIKIM DHE MENAXHIM URBAN” TË UNIVERSITETIT “POLIS”

VENDIM
Nr. 121, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE I INTEGRUAR NË “PLANIFIKIM DHE MENAXHIM URBAN” TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, Master i Shkencave i integruarnë “Planifikim dhe Menaxhim Urban” me elementët si më poshtë:
a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave i Integruar në “Planifikim dhe Menaxhim Urban”
b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 698, datë 11.10.2006
d)     Vendimi i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 102, datë 24.04.2009
e)      Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 227, datë 22.07.2009
f)       Institucioni që e ofron:Universiteti “Polis”
g)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban
h)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
i)        Kredite (ECTS): 300 ECTS
j)        Forma e studimi: Me kohë të plotë
k)      Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë Institucioni
l)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1.      Programi i studimit, Master i Shkencave i Integruar në “Planifikim dhe Menaxhim Urban” i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin periodik të programit të studimit të integruar të ciklit të dytë.
2.      Universiteti “Polis”, Tiranë,  ka plotësuar njëkohësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm i programit të studimit.
3.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave i Integruar në “Planifikim dhe Menaxhim Urban”,  me elementët e mësipërm, të akreditohet.
4.      Universiteti “Polis”, Tiranë për programin e studimit, Master i Shkencave i Integruar në “Planifikim dhe Menaxhim Urban”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA                              Kryetar
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save