Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 12 datë 15.05.2009 - Universiteti Fan S. Noli, Universiteti Ismail Qemali, Akademia e Arteve të Bukura

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 12 datë 15.05.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë në :
“TEKNOLOGJI E PRODHIMIT BIMOR”
“HISTORI, GJEOGRAFI”
“PEDAGOGJI MUZIKORE”
“FIZARMONIKË KLASIKE”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Teknologjitë e Prodhimit Bimor”, të kërkuar nga Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti “F. S. Noli” Korçë; Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Histori, Gjeografi”, të kërkuar nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti “I. Qemali” Vlorë; Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Pedagogji Muzikore”, DNP në “Fizarmonikë Klasike”, të kërkuar nga Fakulteti i Muzikës, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë, bazuar në Raportet e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë “Teknologjitë e Prodhimit Bimor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë “Pedagogji Muzikore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë “Fizarmonikë Klasike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë “Histori, Gjeografi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë “Teknologjitë e Prodhimit Bimor”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë “Pedagogji Muzikore”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë “Fizarmonikë Klasike”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë “Histori, Gjeografi”, të mos hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save