Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 12, datë 06.01.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, MASTER I NIVELIT TË DYTË NË “IMPLANTOLOGJI DHE PROTEZA DENTARE”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

VENDIM
Nr. 12, datë 06.01.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, MASTER I NIVELIT TË DYTË NË “IMPLANTOLOGJI DHE PROTEZA DENTARE”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”



Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programi i studimit, master i nivelit të dytë në “Implantologji dhe proteza dentare” me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i nivelit të dytë në “Implantologji dhe proteza dentare”

b)      Cikli i studimit: Cikli i tretë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 858, datë 05.08.2009

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata”, Itali.

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Mjekësisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/4 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 60 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të pjesshme

i)        Gjuha e studimeve: Italisht

j)        Statusi i diplomës: Diplomë e përbashkët me Universitetin “Tor Vergata”, Itali

që përfundon me diplomë të përbashkët master i nivelit të dytë në “Implantologji dhe protezë dentare”

VENDOSI



1.      Programi i studimit master i nivelit të dytë në “Implantologji dhe protezë dentare” i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Vërejmë se ky program studimi është licencuar në vitin 2009 kur në ligjin e arsimit të lartë parashikohej ky lloj/nivel programi studimi. Pas ndryshimeve ligjore të vitit 2010, ky program studimi vijoi të ofrohej si i tillë në përputhje me Nenin 45, Pika 1/b, 2, të Ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, mbështetur edhe në faktin/detyrimin që ofrohej si diplomë e përbashkët me Universitetin “Tor Vergata”, Itali, në zbatim të marrëveshjes zyrtare midis dy Institucioneve për këtë program studimi. Ky lloj/nivel programi studimi ende ekziston në sistemin Italian të arsimit të lartë. Për këtë arsye Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.

Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, master i nivelit të dytë, në “Implantologji dhe Protezë Dentare” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save