Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 119, datë 18.02.2016 PËR AKREDITIMIN PERIODIK INSTITUCIONAL TË UNIVERSITETIT “POLIS”

VENDIM
Nr. 119, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK INSTITUCIONAL TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për Universitetin “Polis”, me përbërjen si më poshtë:
1.      Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn
2.      Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban
3.      Instituti për Kërkim dhe Zhvillim (IKZH_POLIS)
VENDOSI:
1.      Universiteti “Polis”, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin periodik Institucional si dhe kërkesat ligjore akademike aktuale në fuqi.
2.      Universiteti “Polis”, ka plotësuar njëkohësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm Institucional dhe i programeve të studimit.
3.      Universiteti “Polis”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.
4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, Universiteti “Polis”, me të dhënat si më sipër, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA                              Kryetar
            
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save