Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.117,datë 18.12.2015 MBI RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË UNIVERSITETIT “ALBANIAN UNIVERSITY”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr.117,datë 18.12.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË UNIVERSITETIT “ALBANIAN UNIVERSITY”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit të riorganizimitpër Universitetin “Albanian University”, Tiranë dhe Dega Berat si pjesë përbërëse e Universitetit, kërkuar me njësitë kryesore dhe emërtimet si më poshtë:

1.      Fakulteti i Shkencave Shoqërore;
2.      Fakulteti i Shkencave të Aplikuara;
3.      Fakulteti i Shkencave Mjekësore

VENDOSI:


1.      Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të emërtohet Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike.

2.      Universiteti “Albanian University”, i përmbush kriteret dhe kërkesat për riorganizimin institucional të tij me këto tre njësitë kryesore:
a.      Fakulteti i Shkencave Shoqërore;
b.      Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike;
c.       Fakulteti i Shkencave Mjekësore.

3.      Për sa më sipër, KA jep vlerësim përfundimtar pozitivdhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit të miratojë riorganizimin institucional të Universitetit “Albanian University” në tre njësitë kryesore si në Pikën 2 më lart.


KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save