Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 111, datë 03.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 111, datë 03.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)     Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri”
b)     Cikli i studimit: Cikli i parë
c)     Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 650, datë 14.09.2011
d)     Institucioni që e ofron: Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë
e)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
f)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g)     Kredite (ECTS): 180 Kredite
h)     Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)      Gjuha e studimeve: Shqip
j)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

1.      Programi i studimit Bachelornë “Infermieri” nuk i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.     
Programi i studimi i ofruar nga ky Institucion paraqet mangësitë dhe dobësi serioze si më poshtë:
a.       Rreth gjysma e personelit akademik efektiv nuk ka kualifikimin e nevojshëm për të qenëtitullar lëndësh/modulesh
b.      Personeli akademik efektiv është i angazhuar në mësimdhënien e lëndëve/moduleve edhe jashtë profilit të specialitetit
c.       Një pedagog është titullar i 4 ose më shumë lëndëve/moduleve
d.      Prodhimi, përpunimi dhe ruajtja e dokumentacionit; dokumentacionet në dispozicion të GVJ janë prodhuar me gabime, janë të paplota dhe një pjesë e tyre të pafirmosura nga titullari i institucionit.
e.       Sasia e pakët e punimeve shkencore, të cilat janë punime individuale jo të programuarainstitucionalisht dhe gjithëpërfshirëse.
f.       Mungesa e rregulloreve të qarta për funksionimin e NJBSC, Zyrës së Këshillimit të Karrierës, Qëndrës së Kërkimit Shkencor
g.      Mungesa e një marrëveshjeje bashkëpunimi me institucione spitalore ose ambulatore përrealizimin e praktikës profesionale

3.     
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim negativ.

4.     
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelornë “Infermieri” me elementët e mësipërm, të mos akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save