Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 11, datë 06.01.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTËMASTER I SHKENCAVE NË “EKONOMI DHE MENAXHIM”TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

VENDIM
Nr. 11, datë 06.01.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTËMASTER I SHKENCAVE NË “EKONOMI DHE MENAXHIM”TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programi i studimit,Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit:Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 39, datë 01.02.2013

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” Bari, Itali.

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Politike

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra):2 Vite/4 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë plotë

i)        Gjuha e studimeve: Italisht

j)        Statusi i diplomës: Diplomëe përbashkët me Universitetin “Aldo Moro” Bari, Itali

që përfundon me diplomë të përbashkët, Master i shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”.



VENDOSI:



1.      Programi i studimit, Master i shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim” i përmbush plotësishtStandardet Shtetërore të Cilësisë për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, si dhe kërkesat ligjore akademike përkatëse në fuqi. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos: të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim” me elementët e mësipërm: të akreditohet.

3.      Rekomandohet që Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” duhet të parashikojë rritjen e numrit të stafit akademik të brendshëm, vendas, në përbërje të departamenteve të fakultetit përgjegjës për këtë program studimi.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save