Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 109, datë 03.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM NË INXHINIERI”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 109, datë 03.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM NË INXHINIERI”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"



Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Menaxhim në inxhinieri”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 197, datë 28.05.2013
d)      Institucioni që e ofron: Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”
e)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Gjuha e studimeve: Shqip
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Menaxhim në inxhinieri” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë të këtij lloji.
2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv me kushte.
3.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtin si më poshtë:
a.       Të shtojë dhe të angazhojë personel akademik efektiv për të arritur plotësisht standardin e mbulimit deri në 70% të ngarkesës mësimor me staf akademik efektiv.
4.      Institucioni duhet gjithashtu të plotësojë në vijim rekomandimet si më poshtë:
a.       Përmirësimin e nivelit të gjuhës angleze tek studentët për tu mundësuar këtyre të fundit, përdorimin e literaturës në gjuhën angleze.
b.      Të përfshihen në lëndët ku mungojnë detyrat e kursit.
c.       Të parashikohet në përmbajtje tema e menaxhimit të burimeve njerëzore.
5.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim në inxhinieri” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
6.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushtit dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save