Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.103/1, datë 18.12.2015 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr.103/1, datë 18.12.2015
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI NDËRTIMI” ME PROFILE: “INXHINIERI STRUKTURASH”; “INXHINIERI INFRASTRUKTURË TRANSPORTI”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 103, datë 03.11.2015 për “Akreditimin e programit të studimit të ciklit tëdytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi” me profile: “Inxhinieri strukturash”; “Inxhinieri infrastrukturë transporti”, tëShkollës Private të Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana””, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 211/6, datë11.11.2015 dhe dorëzuar në datën 12.11.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi” me profile: “Inxhinieri strukturash”; “Inxhinieri infrastrukturë transporti”, të akreditohet.

Institucionit i rekomandohet të pasurojë bibliotekën me tituj të literaturës bazë dhe ndihmëse për këtë program studimi dhe të vendosë e zbatojë kritere më të larta për të rritur cilësinë e studentëve në hyrje.

Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data12.11.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.

Përkëtë arsye,bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit

VENDOSI:


1.      Të shpall Vendimin e tij Nr. 103, datë 03.11.2015 për “Akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi” me profile: “Inxhinieri strukturash”; “Inxhinieri infrastrukturë transporti”, të Shkollës Private të Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana””.

2.      Vendimi Nr. 103, datë 03.11.2015i bashkëngjitet këtij Vendimi.

3.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Shkollën Private të Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save