Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 1, datë 15.12.2014 PËR PROPOZIMIN E KANDIDATIT/ËVE PËR KRYETAR TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 1, datë 15.12.2014
PËR
PROPOZIMIN E KANDIDATIT/ËVE PËR KRYETAR TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT


Në mbështetje të nenit 60, pika 3 të Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 28.04.2011 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, Nr. 473, datë 02.12.2014 “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Akreditimit”.

Këshilli i Akreditimit në mbledhjen e tij të parë, të zhvilluar në datë 15.12.2014, në praninë e 9 nga 11 anëtarët e këtij Këshilli, me shumicë të cilësuar,

VENDOSI:

1.      Të propozojë dhe miratojë unanimisht si kandidaturë të vetme për kryetar të Këshillit të Akreditimit, Z. Arjan Gjonça.
2.      Ky propozimi i përcillet Ministrit të Arsimit dhe Sportit për procedim të mëtejshëm, sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Këshilli i Akreditimit
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save