Urim për fillimin e vitit akademik 2026-2027!

ASCAL u uron të gjithë studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë, plot suksese dhe arritje të reja në rrugëtimin drejt dijes. Së bashku për një arsim gjithmonë e më cilësor!

Projekti DUALKO: ASCAL merr pjesë në Forumin e Pestë të Ekselencës Profesionale në Graz të Austrisë

Në kuadër të projektit DUALKO, ASCAL mori pjesë në edicionin e pestë të Forumit të Ekselencës Profesionale (Forum on Vocational Excellence), të organizuar në Graz të Austrisë. Me fokus te arsimi dhe trajnimi dual për rajone konkurruese, forumi bashkoi institucione arsimore, përfaqësues të biznesit dhe aktorë të fushës për shkëmbimin e praktikave dhe modeleve të […]

Vendimet e Bordit të Akreditimit të mbledhjes 11 Shtator 2026

Në mbledhjen e zhvilluar më datë 11 shtator, Bordi i Akreditimit shqyrtoi dhe mori vendime lidhur me akreditimin e programeve të studimit si në vijim.  Vendimi zyrtar për akreditimin e secilit program do t’i përcillet institucionit përkatës. Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës LLOJI I PROGRAMIT EMËRTIMI I PROGRAMIT VENDIMI KOHËZGJATJA (VITE) Master Profesional Mësues i Gjuhës […]

ASCAL zhvilloi një takim me drejtuesit e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

ASCAL zhvilloi ditën e djeshme një takim me drejtuesit e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Rektorja në detyrë, Prof. Dr. Blerta Dragusha, theksoi rëndësinë e vijueshmërisë së procesit të akreditimit institucional, si dhe ecurinë e proceseve të akreditimit për programet e studimit për të cilat universiteti ka aplikuar, si hapa të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm […]

ASCAL takim me përfaqësues të Universitetit “Aldent”

ASCAL zhvilloi një vizitë në Universitetin “Aldent”, me qëllim forcimin e bashkëpunimit për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë. Gjatë takimit u theksua roli i Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) dhe rëndësia e zbatimit të standardeve të cilësisë. Gjithashtu, u vu theksi te domosdoshmëria e nxitjes dhe zhvillimit të kërkimit shkencor […]

ASCAL pjesë e workshop-it me temë “Strategic Communications in Quality Assurance Agencies”

ASCAL mori pjesë në workshop-in e organizuar nga European Association for Quality Assurance in Higher Education (ENQA) me temë “Strategic Communications in Quality Assurance Agencies”, i zhvilluar në Oslo, Norvegji.Aktiviteti mblodhi përfaqësues të agjencive evropiane të sigurimit të cilësisë për të diskutuar mbi rolin e komunikimit strategjik në forcimin e transparencës, rritjen e besimit të […]

Thirrje për studentët!

ASCAL hap thirrjen për studentët që dëshirojnë të marrin pjesë si anëtarë të grupeve të vlerësimit të jashtëm, në kuadër të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit. Kjo është një mundësi e mirë për të dhënë kontribut në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe për të qenë pjesë […]

ASCAL takim me përfaqësues të Universitetit “EPOKA”

ASCAL zhvilloi një vizitë në Universitetin “EPOKA”, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Gjatë takimit u theksua roli i Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) në monitor

Bashkëpunim ndërinstitucional i ASCAL dhe Agjencisë Kroate për Shkencë dhe Arsim të Lartë (AZVO)

ASCAL realizoi një vizitë pranë Agjencisë Kroate për Shkencë dhe Arsim të Lartë (AZVO), në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave më të mira në fushën e sigurimit të cilësisë. Gjatë takimeve, palët diskutuan mbi praktikat e akreditimit, proceset e vlerësimit të jashtëm, si dhe zhvillimet më të fundit në përputhje […]