Bashkëpunim ndërinstitucional i ASCAL dhe Agjencisë Kroate për Shkencë dhe Arsim të Lartë (AZVO)

ASCAL realizoi një vizitë pranë Agjencisë Kroate për Shkencë dhe Arsim të Lartë (AZVO), në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave më të mira në fushën e sigurimit të cilësisë.

Gjatë takimeve, palët diskutuan mbi praktikat e akreditimit, proceset e vlerësimit të jashtëm, si dhe zhvillimet më të fundit në përputhje me Standardet dhe Udhëzimet Evropiane (ESG).

Në përfundim të vizitës, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy agjencive, e cila synon thellimin e partneritetit përmes aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të ekspertizës dhe mbështetjes reciproke në proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Kthehu te Lajmet