Në Shqipëri, lidhja ndërmjet tregut të punës dhe institucioneve të arsimit të lartë (IAL) mbetet ende e dobët. Tregu i punës ka një nivel të ulët besimi tek institucionet e arsimit të lartë, duke mos i konsideruar ato si partnerë të besueshëm në zgjidhjen e problematikave teknike, teknologjike apo të çështjeve të tjera që lidhen me veprimtarinë profesionale. Gjithashtu, nuk vlerësohet sa duhet roli i këtyre institucioneve në formimin e të diplomuarve me njohuri dhe aftësi profesionale, të cilët janë të përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës.
Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve në arsimin e lartë në Shqipëri, nëpërmjet zhvillimit të një modeli të përgjithshëm të arsimit dual (Modeli DUALBA), si dhe hartimit të një kuadri ligjor dhe strategjik për futjen e arsimit dual në sistemin e arsimit të lartë.
Ky model synon të mbështesë nevojat dhe interesat e ndryshme të studentëve, kompanive dhe institucioneve të arsimit të lartë (IAL), si dhe t’u ofrojë këtyre të fundit rekomandime për zbatimin e arsimit dual në Shqipëri.
Modeli do të zbatohet në kuadër të një projekti pilot në pesë universitete në Shqipëri.
Zbatimi i arsimit dual në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.
Mundësimi i përfitimit nga studentët të njohurive dhe aftësive më të përshtatshme dhe të orientuara drejt kërkesave të tregut të punës nëpërmjet arsimit dual.
Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe strategjik në Shqipëri, me qëllim përshtatjen dhe mbështetjen e zbatimit të arsimit dual.
Hartimi i një modeli të përgjithshëm të arsimit dual, i cili synon t’u përgjigjet nevojave dhe interesave të ndryshme të studentëve, kompanive dhe institucioneve të arsimit të lartë, si dhe t’u ofrojë këtyre të fundit rekomandime për zbatimin e arsimit dual në Shqipëri.
Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe punëdhënësve (kompanive) nëpërmjet zbatimit të arsimit dual.
Përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve në arsimin e lartë në Shqipëri, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e punëdhënësve.
Rritja e motivimit dhe përmirësimi i punësueshmërisë së studentëve të diplomuar.
Përmirësimi i aksesit në arsimin e lartë për studentët që vijnë nga familje me të ardhura më të ulëta.
Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe strategjik në Shqipëri, me qëllim përshtatjen e tij për zbatimin e arsimit të lartë dual.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.