Projekti “Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit të industrisë përmes Arsimit Dual në Shqipëri dhe Kosovë me fokus në TIK” (DUALKO) synon modernizimin e arsimit të lartë në Kosovë përmes integrimit të modeleve të arsimit dual, të cilat kombinojnë mësimin akademik me trajnimin praktik në vendin e punës. Projekti do të pilotojë dhe institucionalizojë programe studimi dual në fusha të përzgjedhura, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat/publik.
Objektivat e përgjithshme të projektit DUALKO janë:
- Të prezantojë dhe institucionalizojë modelet e arsimit dual në arsimin e lartë në Kosovë;
- Të forcojë bashkëpunimin ndërmjet akademisë dhe sektorit privat/publik;
- Të zhvillojë korniza rregullatore dhe mjete për programet e studimit dual;
- Të rrisë kapacitetet e stafit, kompanive dhe institucioneve për zbatim;
- Të përmirësojë punësueshmërinë e të diplomuarve dhe përputhjen e aftësive me tregun e punës.
Rezultatet dhe përfitimet e pritshme:
- Zhvillimi dhe akreditimi i programeve funksionale të studimit dual.
- Hartimi i një strategjie kombëtare dhe i një kuadri rregullator për arsimin dual.
- Trajnimi i stafit akademik, mentorëve në ndërmarrje dhe stafit mbështetës.
- Rritja e numrit të studentëve të regjistruar në programet e studimit dual.
- Forcimi i rrjeteve të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe industrisë.
- Krijimi i strukturave të qëndrueshme dhe i mjeteve digjitale për koordinimin dhe monitorimin.
- Takimi hapës i projektit DUALKO 11–12 dhjetor 2025
- Forumi i Pestë i Ekselencës Profesionale në Graz, Austri 7–9 shtator 2026
Partnerët e projektit:
- Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan – Albania
- FH JOANNEUM Gesellschaft mbH – Austria
- Akademia WSB – Poland
- Neapolis University – Cyprus
- European University of Tirana (UET) – Albania
- Kolegji Universum O.P. – Kosovo
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” – Kosovo
- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit (STIK) – Kosovo
- A and I Services and Consulting – Albania
- Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) – Albania