Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve në arsimin e lartë në Shqipëri, përmes zhvillimit të një modeli të përgjithshëm të arsimit dual (modeli DUALBA) dhe krijimit të një kuadri ligjor dhe strategjik për futjen e arsimit dual. Ky model synon të mbështesë nevojat dhe interesat e ndryshme të studentëve, kompanive, institucioneve të arsimit të lartë (IAL) dhe të ofrojë rekomandime për zbatimin e arsimit dual në Shqipëri.
Objektivat e Projektit:
- Zbatimi i arsimit dual në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.
- Mundësimi i studentëve për të mësuar njohuri dhe aftësi më të përshtatshme përmes arsimit dual.
- Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe strategjik në Shqipëri për të përshtatur arsimin dual.
- Zhvillimi i një modeli të përgjithshëm të arsimit dual (modeli DUALBA) për të mbështetur nevojat dhe interesat e ndryshme të studentëve, kompanive, institucioneve të arsimit të lartë (IAL) dhe për të ofruar rekomandime për institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e arsimit dual në Shqipëri.
- Përmirësimi i bashkëpunimit midis IAL-ve dhe punëdhënësve (kompanive) përmes arsimit dual.
Rezultatet dhe përfitimet e pritshme:
- Përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve të arsimit të lartë në Shqipëri në përputhje me nevojat e punëdhënësve.
- Rritja e motivimit dhe e mundësive të punësimit për studentët e diplomuar.
- Përmirësimi i aksesit në arsimin e lartë për studentët nga familjet me të ardhura të ulëta.
- Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe strategjik në Shqipëri për përshtatjen e arsimit të lartë dual.
- Takimi i parë i projektit DUALBA 3–4 shkurt 2025
- Vizita studimore në Universitetin FH JOANNEUM, Graz 14–16 prill 2025
- Vizita në Universitetin Mondragon, Bilbao 23–25 shtator 2025
Partnerët e Projektit:
- Universitet u Novum Sadu (SR) (Koordinator)
- FH Joanneum Gesellschaft MBH (AT)
- Business Academy in Novi Sad (RS)
- Universiteti i New York-ut në Tiranë (AL)
- Kolegji Universitar “Tirana Business University” (AL)
- Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (AL)
- Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë (AL)
- Universiteti Europian i Tiranës (AL)
- Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (AL)
- Ministria e Arsimit dhe Sportit (AL)
- Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë (AL)
- Balkan Finance Investment Group SHPK (AL)
- Kalo & Associates (AL)
- Halimi Foundation Institute (AL)
- Kolegji Profesional i Tiranës (AL)
- Edion Leka – Omega (AL)
- Erled shpk (AL)
- Mondragon Unibertsitatea – Mondragon Unibertsitatea S COOP (ES)