Nga universiteti drejt tregut të punës: cilësia ndërtohet së bashku!

ASCAL zhvilloi një tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e Zëvendësministres së Arsimit, përfaqësuesve të institucioneve të arsimit të lartë, punëdhënësve, organizatave jofitimprurëse (OJF), urdhrave profesionalë dhe institucioneve të tjera partnere.
Në fokus: roli i partnerëve të tregut të punës në sigurimin e cilësisë, përmirësimi i programeve të studimit dhe zhvillimi i kompetencave të studentëve.
ASCAL prezantoi gjithashtu gjetjet e raportit tematik mbi lidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës.
Më shumë bashkëpunim, më shumë cilësi, më shumë mundësi për studentët!

