Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) fton studentët të aplikojnë për t'u bërë pjesë e grupeve të vlerësimit të jashtëm në proceset e akreditimit të institucioneve dhe programeve të studimit.
Pjesëmarrja në këtë proces ju jep mundësinë të ndani perspektivën dhe përvojën tuaj si studentë, duke kontribuar në vlerësimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë.
Nëse jeni të interesuar të kontribuoni në këtë proces, ju ftojmë të plotësoni formularin e aplikimit më poshtë.
Kjo faqe përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit dhe për të analizuar trafikun. Ju mund t’i pranoni ose të përdorni vetëm ato thelbësore.