ASCAL merr pjesë në vizitën studimore të projektit DUALBA në Novi Sad

Në datat 6–8 tetor 2026, në Novi Sad, Serbi, u zhvillua vizita studimore në kuadër të projektit DUALBA – Implementation of Dual Education in Albanian Higher Education, e organizuar nga Universiteti i Novi Sadit, ku ASCAL ishte pjesë e këtyre vizitave.

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit u njohën me praktikat e arsimit të lartë dual në Serbi, kuadrin ligjor dhe zbatimin e programeve të studimit dual. Gjithashtu, u zhvilluan diskutime mbi sistemet e arsimit dual në vendet e Ballkanit dhe mundësitë e shkëmbimit të përvojave.

Aktiviteti kontribuoi në shkëmbimin e njohurive dhe praktikave për zhvillimin e arsimit të lartë dual në Shqipëri.

Kthehu te Lajmet