Më datë 11 Qershor 2024, ASCAL priti Zj. Dunja Bulajic, nga Agjencia për Kontrollin dhe Sigurimin e Cilësisë së Arsimit të Lartë nga Mali i Zi. Temat e takimit ishin vendosja e bashkëpunimit ndërmjet agjencisë shqiptare dhe malazeze, kuadri ligjor në të dy vendet, digjitalizimi i procedurave të vlerësimit të jashtëm të cilësisë dhe aplikimi i përbashkët në thirrjet e ardhshme për projekte. Mobiliteti i Zj. Bulajic u mbështet nga "Fondi Move" i Fondeve të Ballkanit Perëndimor.