VENDIM Nr. 252 datë 16.09.2011 – SHLUP “Illyria”
Për hapjen e Fakultetit Ekonomik, në Shkollën e Lartë Private “Illyria”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Fakultetit Ekonomik, i cili ofron programet e studimit në ciklin e parë “Financë Kontabilitet” dhe “Administrim Biznesi” dhe në ciklin e dytë “Administrim Biznesi” dhe “Menaxhim Bankar”, bazuar në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Organizimi i Fakultetit Ekonomik, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Institucioni: Fakulteti Ekonomik, Shkolla e Lartë Private “Illyria”
të hapet