VENDIM Nr. 193, datë 17.10.2016 MBI VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE DHE HAPJEN EPROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “INSTITUTI
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
f) Kredite (ECTS): 180 ECTS
g) Forma e studimit: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: anglisht
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
1. Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet e vëna në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 187, datë 07.07.2016, për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”, të Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”, i Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë, të hapet.