Thirrje për Ekspertë të Vlerësimit të Jashtëm

Për institucionet e Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit që ato ofrojnë
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) synon të sigurojë dhe ruajë cilësinë akademike të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit që ato ofrojnë në Republikën e Shqipërisë. Një nga mënyrat e arritjes së këtij qëllimi është nëpërmjet vlerësimit të jashtëm të institucionieve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit që ato ofrojnë.
ASCAL mbështetet në ekspertizën e ekspertëve të vlerësimit të jashtëm, të cilët janë individë me integritet të lartë akademik dhe profesional në fushat e tyre. Detyrat kryesore të ekspertëve të vlerësimit të jashtëm janë: shqyrtimi dhe analizimi i hollësishëm i dokumentacionit të vetëvlerësimit; vizita në institucion; hartimi i raportit të vlerësimit të jashtëm dhe raportimit, kur është e nevojshme, para Bordit të Akreditimit. Të jesh ekspert në një proces vlerësimi të jashtëm të institucioneve akademike është një përvojë shpërblyese pasi mundëson shkëmbimin e përvojës mes kolegëve për të rritur cilësinë e arsimit të lartë, pasuron përvojat profesionale dhe më e rëndësishmja, është një mënyrë konkrete për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Shqipëri.
Ftohen të aplikojnë edhe ekspertët që aktualisht janë pjesë e listës së ekspertëve të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimeve institucionale dhe të programeve të studimit.
Mandatory Criteria:
- Must hold at least a “Doctor” or “PhD” degree obtained outside of Albania.
- Must have at least 5 years of academic experience, and be employed as a full-time academic staff member in a higher education institution or a research-scientific institute.
- Must have several high-quality studies published in reputable scientific journals with a high impact in their field of specialization.
- Must have teaching experience and have participated in (or led) the development of new study programs and/or curricula in their field of study.
- Must have academic knowledge of the English language and be able to write academic materials in English.
Desirable Criteria:
- Experience in quality assurance in higher education institutions.
- Knowledge of evaluation processes within institutional accreditation, as well as study programs in Albania and/or abroad.
- Experience in leadership positions in higher education institutions.
- Knowledge of the job market and employment prospects in the relevant field/discipline.
Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë ndërkombëtare në mësimdhënie dhe kerkime shkencore cilesore dhe eksperience ne administrimin e universiteteve/fakulteteve, keto të fituara nëpërmjet kualifikimeve akademike jashtë Shqipërisë.
Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre të përditësuar në gjuhën angleze dhe letër motivimi në gjuhën shqipe, deri në 30 Shtator 2022. Periudha e vlerësimit të aplikimeve do të zgjase për rreth një muaj, ju do të informoheni për rezultatin e aplikimit tuaj.
Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, duke klikuar në link-un https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/expert-application-form, i cili dërgohet automatikisht në adresën e mëposhtme: sekretariatiba@ascal.al.