Në datat 22 - 23 Qershor 2020 në kuadër të akreditimit periodik institucional u zhvilluan vizitat në Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë . Grupi i Vlerësimit të Jashtëm ishte i përbërë nga 2 ekspertë të huaj dhe një vendas përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit. Përgjatë dy ditëve të vizitës, u zhviluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm. Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë COVID-19 institucioni kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të zhvilluar të gjitha takimet dhe vizitat në institucion.