Në datat 19 - 20 Prill 2021 në kuadër të akreditimit periodik institucional u zhvilluan vizitat në Kolegjin Universitar "LOGOS". Grupi i Vlerësimit të Jashtëm ishte i përbërë nga një ekspertë i huaj dhe një vendas përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit. Përgjatë dy ditëve të vizitës, u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendën e miratuar paraprakisht nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm. Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë COVID-19 institucioni kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të zhvilluar të gjitha takimet dhe vizitat në institucion.