Më datë 30.03.2018, u zhvillua takimi informues me përfaqësuesit e studentëve mbi “Sondazhin Kombëtar të Studentëve”, organizuar nga ASCAL dhe BA. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të studentëve nga 25 Institucione të Arsimit të Lartë, publike dhe private.
Pikat kryesore mbi të cilat u informuan përfaqësuesit e studentëve në këtë takim ishin: Qëllimi dhe fokusi kryesor i Sondazhit Kombëtar të Studentëve; Aktorët e procesit; Metodologjia dhe procedura e zhvillimit; Përmbajtja, fushat dhe indikatorët e vlerësimit; Analiza dhe rezultatet që priten.