Në zbatim të Vendimit nr. 109, datë 15.02.2017 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në Arsimin e Lartë” Urdhërin e Kryeministrit Nr. 171 datë 27.09.2010 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë”, dhe në VKM Nr.143 datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të levizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët e të mësme drejtuese”, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), shpall njoftimin për 1 (një) vende të lirë pune në pozicionin e Specialistit pranë Sektorit të Promocionit dhe Vlerësimit të Cilësisë.
Për më tepër informacion klikoni mbi dokumentin bashkangjitur.