Lidhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), për të përmbushur angazhimet në kuadër të Vendimit Nr. 686, datë 02.09.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kriteret e dhënies së bursave për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, për të studiuar në Republikën e Shqipërisë, nga Agjencia Kombëtare e Diasporës për vitin akademik 2020-2021”.
Falë këtij bashkëpunimi shtetasit e huaj me origjinë shqiptare përfitojnë bursa për të ndjekur një program studimi në Shqipëri. Më konkretisht kjo marrëveshje parashikon kriteret shtesë dhe fushat prioritare për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare që do të aplikojnë për përfitimin e 9 bursave të studimit nga Republika e Shqipërisë për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare nga Ukraina, komuniteti Arbëresh në Itali, Kroacia dhe Bullgaria për vitin akademik 2020-2021.