Më datë 25-26 Prill 2019 u mbajt Forumi i 9 i Anëtarëve të ENQA në Tallinn, Estoni. Në këtë forum ishin të pranishëm Drejtori i ASCAL, Z. Elvin Gjevori dhe Përgjegjësja e Sektorit të Promocionit dhe Vlerësimit të Cilësisë, Xhiliola Bixheku.
Forumi ishte i ndarë në dy ditë. Ne ditën e parë u mbajtën disa prezantime nga pjesëmarrësit ku u diskutua për sfidat e Arsimit të Lartë në të ardhmen. Në datën 26 pjesëmarrësit u ndanë në pesë grupe pune ku u diskutua në lidhje me përmirësimin e strategjisë dhe vizionin e ENQA.
Disa foto gjatë aktivitetit.