Në datat 11 - 19 Janar 2023, u realizuan vizitat në kuadër të akreditimit të 16 (gjatëmbëdhjetë) programeve të studimit të ofruara nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Fakulteti i Shkencave Humane, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, të Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani".
Grupet e Vlerësimit të Jashtëm të përbërë nga 2 (dy) ekspertë vendas, për secilin program studimi, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, realizuan vizitat në ambjentet e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", ku u zhvilluan me sukses të gjitha takimet e parashikuara në agjendat e hartuara paraprakisht nga Grupet e Vlerësimit të Jashtëm dhe miratuar nga ASCAL.